Mickoski: Siljanovska-Davkova do të mbështetet me nënshkrime nga deputetët dhe qytetarët

Maqedonia

Mickoski: Siljanovska-Davkova do të mbështetet me nënshkrime nga deputetët dhe qytetarët

Më: 25 shkurt 2024 Në ora: 16:21
Mickoski: Siljanovska-Davkova do të mbështetet me nënshkrime nga deputetët dhe qytetarët

Kandidatja presidenciale e OBRM-PDUKM-së, lideri i kësaj partie Hristijan Mickoski njoftoi se, Gordana Siljanovska-Davkova, do të propozohet para Komisionit Shtetëror Zgjedhor me nënshkrime nga deputetët, por edhe me nënshkrime të qytetarëve.

Gjatë qëndrimit të sotëm në Manastir, Mickoski u bëri thirrje qytetarëve të Manastirit që të bashkohen masivisht në përkrahjen e Siljanovska-Davkovës më 3 mars.

Hyri ilegalisht nga Serbia në Kosovë, policia ndalon të dyshuarin në Jarinjë

Të shtunën e ardhshme do të kemi një konventë për të zgjedhur, do të thosha, presidenten e ardhshme të Maqedonisë, e ajo është profesoresha Gordana Siljanovska Davkova. Duke qenë se kërkesa ligjore është të paraqesim kandidaturën në dy mënyra, d.m.th me mbledhjen e nënshkrimeve të qytetarëve ose me propozimin me nënshkrime nga deputetët, të cilin ne e plotësojmë, dua, sepse tani shoh disa njerëz që mbledhin nënshkrime nga opozita e opozitës dhe pretendojnë. për të qenë opozitë ndaj opozitës për të marrë nënshkrime nga LSDM dhe BDI, dua t’i lus qytetarët e Manastirit që më 3 mars të javës së ardhshme, bashkërisht të mbledhin një numër rekord të nënshkrimeve për presidenten e ardhshme Gordana Siljanovska Davkova. Mbështetja me nënshkrimet e deputetëve, së bashku me nënshkrimet e qytetarëve, do t’i dorëzohet Komisionit Shtetëror Zgjedhor për presidenten e ardhshme të Maqedonisë, e cila është profesoresha Gordana Siljanovska Davkova”, tha Mickoski.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat