Rrugëtimin që na e kanë organizuar deri tani është për në Moskë e jo për në Bruksel

Maqedonia

Rrugëtimin që na e kanë organizuar deri tani është për në Moskë e jo për në Bruksel

Nga: Ejup Berisha Më: 24 shkurt 2024 Në ora: 12:56
Ejup Berisha

Askush nuk mund ta ndal rrugtimin e Maqedonisë së Veriut për në BE. Eshtë kjo një fjali që përdoret gati dy dekada shumë shpesh këtu në vendin tonë. Por a është e vërtetë se këtë shtet dikush po e lëviz drejt Bashkimit Europjan. Athua a ka faktorë dhe forca politike që po e levizin këtë shtet në drejtimin e premtuar gati dy dekada? Përgjigja është jo nuk ka sepse  të gjithë politikanët e Maqedonisë se Veriut çofshin ata shqiptar apo dhe maqedonas  rrugtimin për në BE e kanë vetëm fjalë të kota e jo vepra, levizje konkrete dhe ecje reale. Ne po jemi duke udhëtuar por jo nëdrejtim të perendimit por të lindjes dhe ate përmes Serbisë direkt në Rusi. E politikanët këtu të gjithë me të madhe mundohen të na bindin se drejtimi i tyre i lëvizjes së shtetit çon drejt Brukselit. Kështuqë edhe ata që na thone se po rrugtojmë sigurtë drejt BE-së por edhe ata që nuk e thonë këtë gjë të dyja palët jane duke na dërguar me hapa tepër te shpejtë dhe të sigurte drejt Moskës e jo drejt Brukselit.

Ndërsa për ta trasuar rrugën sigurtë drejt Brukselit e jo drejtë Moskës duhet krijuar këto kushte.

1.Duhet të respektohen të drejtat dhe liritë e njeriut dhe të qytetarit

2. Të ketë instalim dhe funkcionim të shteti juridik.

3.Të respektohen dhe të zbatohen Kushtetuta dhe ligjet egzistuese

4.Te ketë luftë efikase kundër Krimit dhe korrupcionit.

5. Të ketë rikthim dhe funkcionim të Demokracisë

6. të ketë ruajtje të shëndetit dhe të jetëve të qytetarëve.

7.Te ketë ruajtje të ambientit jetesor.

8.Të ketë Prokurori dhe Gjykata të pavarura dhe profesionale.

9.Të ketë eliminim të diskriminimit dhe

10.Te ketë arsimim dhe edukim të bazuar në programe dhe standarde Europjane. Këto ne fatkeqsishtë nuk i kemi si shtet i cili ka pretendime dhe ambicje për tu bërë pjesë e Bashkimit Europjan. Prandaj këta këtu te ne me qëllim na kanë organizuar udhëtim drejt Moskës dhe kategorikisht tërë kohës thonë se po na dërgojnë për në Bruksel.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat