Manoleva: Shtëpia e Shëndetit në Tetovë është shembull pozitiv në përmirësimin e kushteve të pacientëve

Maqedonia

Manoleva: Shtëpia e Shëndetit në Tetovë është shembull pozitiv në përmirësimin e kushteve të pacientëve

Më: 21 shkurt 2024 Në ora: 17:24
Maja Manoleva

Zëvendësministrja e Shëndetësisë Maja Manoleva, sot ka qëndruar për vizitë pune në Shtëpinë e Shëndeit në Tetovë, ku ka takuar menaxhmentin dhe ka vizituar objektin.

Ajo tha se Shtëpia e Shëndetit në Tetovë është shembull pozitiv për investim dhe përmirësimin e kushteve për pacientët.

“Po punohet intensivisht për përmirësimin e kushteve përmes rikonstruksionit nga donacionet dhe me mjetet vetanake të qendrës shëndetësore. Drejtori më njoftoi se është në fazën përfundimtare renovimi i dhomave të vaksinimit parashkollor, ndërsa dhomat e rentgenit dentar dhe dhomat e vaksinimit të shkollave janë duke u rinovuar. Janë rinovuar tërësisht dhomat e urgjencës stomatologjike, si dhe shtatë dhoma për administratën. Qendra Shëndetësore e Tetovës është shembull pozitiv i investimit dhe përmirësimit të kushteve për pacientët dhe punëtorët shëndetësorë”, tha Manoleva.

Ajo theksoi se forcimi infrastrukturor mundëson shërbime shëndetësore më cilësore për pacientët.

“Me përpjekje të përbashkëta ne vazhdojmë të forcojmë shëndetin publik me pajisje, personel dhe projekte infrastrukturore. Investimet në sistemin shëndetësor janë investime për gjeneratat e ardhshme të shëndoshë”, theksoi Manoleva.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat