Toshkovski: Letërnjoftimet do të jenë të vlefshme deri në afatin e tyre të rregullt

Maqedonia

Toshkovski: Letërnjoftimet do të jenë të vlefshme deri në afatin e tyre të rregullt

Më: 9 shkurt 2024 Në ora: 20:40
Pançe Toshkovski

Ministri teknik i Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski theksoi se letërnjoftimet do të jenë të vlefshme deri në afatin e tyre të rregullt. Sipas tij, ato vlejnë pavarësisht nëse e kanë emrin e ri të vendit apo atë të vjetër.

Çdo pensionist që dëshiron të tërheqë pensionin me letërnjoftim të vlefshëm, pavarësisht nëse mban emrin e ri apo të vjetër, kushdo që dëshiron të identifikohet në një institucion të caktuar, do të mund ta bëjë këtë në bazë të letërnjoftimit , pavarësisht nëse e ka emrin e vjetër apo të ri nëse është i vlefshëm”, thotë Toshkovski në emisionin “10 minuta” në “TV21”.

Toshkovski njofton se 500 persona në çdo sekondë telefonojnë numrat për të lënë termin për dokumente të reja.

Ju lutem, për të mos e rënduar sistemin për pranimin e thirrjeve, për të cilin dje u informova se ka arritur në 500 persona në sekondë, kanë telefonuar 500 persona për të caktuar termin për lëshimin e letërnjoftimeve”, thotë Toshkovski, i cili përsëri tha se. kartat e identitetit janë të vlefshme deri në datën e shënuar në to, pavarësisht nëse mbajnë emrin e ri apo të vjetër të shtetit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat