Aliu: Nuk po ngutemi me ligjin e administratës, për të është punuar shtatë vite

Maqedonia

Aliu: Nuk po ngutemi me ligjin e administratës, për të është punuar shtatë vite

Më: 31 janar 2024 Në ora: 17:48
Azir Aliu

Ministri i Shoqërisë Informative dhe Administratës, Azir Aliu, ka thënë sot se shumica qeverisëse nuk po ngutet me miratimin e Projektligjit për zyrtarët administrativ para zgjedhjeve, në procedurë të shkurtuar, sepse për të është punuar për shtatë vite, ndërsa në lidhje me pretendimet e sindikatave për pagën minimale, tregon metodologjinë e re të rregullimit të pagave që do të zbatohet nga 1 marsi 2025.

“Ky ligj dhe pakoja e ligjeve nuk po nxitohen fare”, tha Aliu, duke shtuar se ligji është në punë që nga viti 2017.

“Grupet punuese punuan për këtë ligj për shtatë vjet, dhe vetëm në ENER kishte tre versione të ligjit dhe pati debate dhe seminare të panumërta, disa prej të cilave u mbështetën nga institucionet ndërkombëtare”, tha Aliu.

Ministri hodhi poshtë pretendimet e sindikatave se nuk janë konsultuar për ligjin, duke kujtuar se media dhe publiku kanë qenë dëshmitarë të negociatave me sindikatat dhe se përfundimi i marrëveshjes është bërë i ditur në një konferencë për media.

“Unë nuk jam ekspert në financa, por di të konsultohem për proceset. Besoj se metodologjia e re është më realiste dhe ndjek trendet në vend, tha Aliu.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat