Gjendet një granatë e pashpërthyer në Kumanovë

Maqedonia

Gjendet një granatë e pashpërthyer në Kumanovë

Më: 27 janar 2024 Në ora: 17:39
Foto nga vendi i ngjarjes

MPB njofton se dje është raportuar se është gjetur një granatë e pashpërthyer në Kumanovë.

“Më 26.01.2024 në SPB Kumanovë Z.S. ka raportuar se ka gjetur një granat të pashpërthyer artilerie në arën e tij në fshatin Shupli Kamen të Kumanovës.

Një ekip nga SPB Kumanovë ka kryer kontroll.

Ndërsa granata është larguar nga një piroteknik nga Drejtoria për Mbrojtje dhe Shpëtim”, thuhet në njoftimin e MPB-së.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat