OBRM-PDUKM: Musliu të mos justifikohet me përkatësinë etnike, ka dyshime që ka ndikuar që bashkëshortja e tij të fitojë grant prej 620 mijë eurove

Maqedonia

OBRM-PDUKM: Musliu të mos justifikohet me përkatësinë etnike, ka dyshime që ka ndikuar që bashkëshortja e tij të fitojë grant prej 620 mijë eurove

Më: 21 janar 2024 Në ora: 10:56
Foto ilustrim

Nga OBRM-PDUKM akuzojnë drejtorin e Agjencisë për Zbulim në Maqedoninë e Veriut, Erold Musliun, se ka ndikuar që bashkëshortja e tij, bashkë me bashkëshorten e zv.kryeministrit Fatmir Bytyqi, të fitojë grant në vlerë të 620 mijë eurove.

“Le të tregojë Musliu se në cilin shtet evropian apo të NATO-s qeveria lidh marrëveshje me një konsorcium të organizatave joqeveritare të gruas së një ministri dhe gruas së një drejtorit të një shërbimi të zbulimit, pas së cilës marrëveshje, u vihet në dispozicion një grant prej 620 mijë eurove? Musliu të mos përpiqet të justifikohet me përkatësinë e tij etnike”.

“Nuk kalon kjo në publik. Ky është një nënvlerësim i plotë i inteligjencës së qytetarëve.

Këtu bëhet fjalë për dyshim konkret për keqpërdorim dhe tregti me ndikim, shumë karakteristik për zyrtarët e këtij pushteti të BDI-së dhe LSD-së”, thonë nga OBRM-PDUKM.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat