Ministri Mexhiti njofton përfundimin e ndërtimit të Poliklinikës Saraj

Maqedonia

Ministri Mexhiti njofton përfundimin e ndërtimit të Poliklinikës Saraj

Më: 6 janar 2024 Në ora: 14:31
Izet Mexhiti

Ministri i Shëndetësisë Dr. Fatmir Mexhiti ka njoftuar sot se ndërtimi i Poliklinikës Saraj në Shtëpinë e Shëndetit në Shkup po përfundon dhe pritet të vihet në përdorim në ditët në vijim.

“E re, e bukur, e pastër dhe e rregulluar! Ndërtimi i Poliklinikës së Sarajit është në fazën përfundimtare dhe për pak ditë do ta vëmë në përdorim!

Jam krenar që në periudhën e kaluar kemi bërë fuqizim serioz të shëndetësisë publike duke investuar në infrastrukturë, duke blerë pajisje të reja mjekësore, ilaçe të reja dhe duke investuar në kapitalin njerëzor si një nga hallkat më të rëndësishme në sistemin shëndetësor,” theksoi Mexhiti.

Ndërtimi i Poliklinikës së Sarajit shënon një hap të rëndësishëm drejt avancimit të kujdesit shëndetësor në vend. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat