Mexhiti: Ilaçin Trikafta do të sjellim edhe për pacientë tjerë, shëndetësia duhet të jetë temë serioze

Maqedonia

Mexhiti: Ilaçin Trikafta do të sjellim edhe për pacientë tjerë, shëndetësia duhet të jetë temë serioze

Më: 22 dhjetor 2023 Në ora: 12:14
Ministri i Shëndetësisë Fatmir Mexhiti

Ministri i Shëndetësisë Fatmir Mexhiti, mëngjesin e sotëm ishte i ftuar në studion e “Sloboden peçat”, ku u diskutua për temat më aktuale në shëndetin publik.

Ai tha se fillimisht ishte planifikuar për tetë pacientë, ndërsa ilaçi Trikafta është sjellë për 12 pacientë.

“Sinqerisht, të gjithë duhet ta pranojmë se askush nuk e besonte se tani do t’u sillnim 55 pacientëve ilaçin Trikafta në një kohë kaq të shkurtër. Unë personalisht kam luftuar në kabinetin qeveritar, duhet të falënderoj kryeministrin, Ministrinë e Financave dhe të gjithë kolegët e qeverisë që e kanë dëgjuar realisht këtë problem. Deri në fund të vitit 2023 siguruam 100 milionë denarë, këtyre 12 pacientëve ua sollëm ilaçin dhe gradualisht do të përfshihen pacientë shtesë”, tha Mexhiti.

Në emision, ai deklaroi se ishte i kënaqur kur pa fytyrat dhe sytë mirënjohës të përfaqësuesve të Asociacionit së Fibrozës Cistike.

“Tashmë të gjithë e kuptojnë se shëndetësia duhet të jetë një temë serioze, duhet menaxhuar siç duhet, duhet pasur kujdes dhe duhet hartuar një strategji. Në të kaluarën, më duhet ta pranoj, realisht nuk ka pasur një strategji, prandaj jemi duke u përballur me një defiçit të madh të kuadrove profesionale në të gjithë vendin. Për këtë jemi këtu, për të zgjidhur të gjitha problemet e sistemit, të mos lejojmë më – ndoshta do të ketë ndonjë problem dhe do të shfaqet, por shëndetësia është një çështje e gjallë, ne jemi këtu për të punuar shumë energjikisht dhe dinamikisht”, theksoi Mexhiti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat