Ahmeti: Rinia do të rikthehet në vendlindje

Maqedonia

Ahmeti: Rinia do të rikthehet në vendlindje

Më: 16 dhjetor 2023 Në ora: 19:19
Ahmeti: Rinia do të rikthehet në vendlindje

Kryetari i BDI-së Ali Ahmeti ka përsëritur qëndrimin e tij, se Fronti Evropian është bashkimi që do të anëtarësojë vendin në BE. Para të rinjve në Tetovë, ai tha se anëtarësimi në BE do të ndihmojë kthimin e rinisë në vendlindje.

Pse Front për Evropë. Po shërbim më të madh kombit, shtetit nuk mundemi t’i bëjmë se sa ta anëtarësojmë në Bashkimin Europian. Sepse duke u anëtarësuar në BE, mund të ndalim pakësimin e njerëzve, rinia po ikin, po largohen. Me anëtarësimin në BE mund të planifikohet për kthimin e atyre që janë jashtë, sepse anëtarësimi në BE ka beneficione, ka përfitime, me kredi falas, mbështetje, për ti përafruar standardet me BE-në”, tha Ali Ahmeti, kryetar i BDI-së.

Kreu i BDI-së gjithashtu theksoi se BDI është partia e cila e ka elektoratin më besnik. Ai theksoi se fitorja e partisë së tij në zgjedhjet e ardhshme është e padiskutueshme.

Para nesh ka shumë punë, mbi të gjitha jam krenar që elektorat5i i BDI-së është një elektorat i betonuar, një nga elektoratet më të forta në partitë politike. Do të thotë 99% e elektoratit të BDI-së për 20 vite nuk ka votuar parti tjetër, vetëm BDI-në. Të gjitha partitë kanë nga 30%-40% ikin andej, dil këndej. BDI ka elektoratin e Betonuar, a jemi fitues nuk diskutohet për fitore, por sa do të jetë fitorja, kjo është qëllimi e sa e thellë do të jetë”, tha Ahmeti.

Ahmeti serish theksoi se BDI në Maqedoninë e Veriut udhëheq me dikasteret më të rëndësishme në vend.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat