Mexhiti: Javën e ardhshme pacientët do të marrin ilaçin Trikafta

Maqedonia

Mexhiti: Javën e ardhshme pacientët do të marrin ilaçin Trikafta

Më: 15 dhjetor 2023 Në ora: 14:47
Fatmir Mexhiti

Ministri i Shëndetësisë, Fatmir Mexhiti ka njoftuar sot se javën e ardhshme pacientëve do t’u jepet ilaçi Trikafta.

Më duhet të them se pjesa më e madhe e publikut, përfshirë edhe mediat, ishin skeptikë se do të ndodhte blerja e Trikafta, këtu po ju njoftoj se Trikafta do të vijë javën e ardhshme. Ilaçet do t’u jepen pacientëve, atyre 12 pacientëve që i kishim kur erdha unë si ministër i Shëndetësisë, për ta do të ketë edhe në dy muaj dhe do ta vazhdojmë, kjo do të thotë që terapia sigurisht që deri në prill do të jetë në dispozicion, kurse për pacientët e tjerë do t’i përfshijmë sipas të gjitha kritereve të dhëna nga ekspertët e klinikës së fëmijëve.

Ajo që thamë në atë kohë është realitet dhe kështu do të veprojmë. Vitin e ardhshëm, edhe në vitin 2024 dhe 2025, me informacione në Qeveri e dini se janë shpenzuar 854 milionë denarë, ne e kemi mbuluar sistematikisht jo vetëm këtë problem, por të gjitha implikimet problematike që do të shfaqen në shëndetësi”, tha Mexhiti.

Në pyetjen se pse ilaçi Trikafta është më i shtrenjtë për 250 mijë denarë për pacient, Ministri theksoi se informatat nuk janë të vërteta dhe se si Ministria e Shëndetësisë, Fondi i Sigurimeve Shëndetësore dhe prokurimi publik, i është dhënë pëlqimi Klinikës për Sëmundjet e Fëmijëve të realizohet i gjithë prokurimi për ta marrë në kohë, të jetë urgjent dhe më i shpejtë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat