Komuna e Kumanovës paraqet kallëzim penal kundër kompleksit të UÇK-së në Sopot

Maqedonia

Komuna e Kumanovës paraqet kallëzim penal kundër kompleksit të UÇK-së në Sopot

Më: 23 nëntor 2023 Në ora: 13:45
Foto ilustrim

Komuna e Kumanovës ka parashtruar kallëzim penal kundër një grupi të organizuar NN të personave për shkak të dyshimit se kanë kryer veprën penale “uzurpim të patundshmërive”, për vendin ku është ndërtuar kompleksi memorial i UÇK-së në Sopot.

Në njoftimin e komunës thuhet se grupi i organizuar i personave NN në një periudhë të gjatë kohore, përfshirë datën 06.11.2023, krimet e përmendura i kanë kryer duke uzurpuar dhe ndërtuar një parcelë ndërtimore, tokë bujqësore shtetërore KP nr.963 KO Sopot. , të regjistruar në Listën Pasurore nr. 117 dhe në të njëjtin vend, krahas uzurpimit, ndërtuan një objekt me funksion Muze – Qendër Memoriale.

“Kallëzimi penal së bashku me të gjitha pretendimet dhe provat që ka Komuna i është dorëzuar Prokurorisë Themelore Publike për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit, Prokurorisë Themelore Publike Kumanovë dhe MPB-së-SPB Kumanovë, për procedim të mëtutjeshëm, thuhet në njoftimin e Komunës.

Kryeministri Dimitar Kovaçevski më herët theksoi se kompleksi është bërë në pronë private dhe se qytetarët kanë reaguar me të drejtë. Sipas tij, një lëvizje e tillë është 145 vjet me vonesë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat