Kallëzim penal kundër dy policëve në Maqedoni për shkak të marrjes së ryshfetit

Maqedonia

Kallëzim penal kundër dy policëve në Maqedoni për shkak të marrjes së ryshfetit

Më: 17 nëntor 2023 Në ora: 18:24
Ilustrim

Kallëzim penal kundër dy policëve në Maqedoni për shkak të marrjes së ryshfetit.

MPB Maqedoni informon se Departamenti për Kontroll të Brendshëm, Hetime Kriminale dhe Standarde Profesionale ka dorëzuar në prokurorinë kompetente kallëzim penal kundër policëve D.S. dhe B.P., punonjës të në SPB Kumanovë për shkak të ekzistimit të shkaqeve të dyshimit për veprën penale “marrje e ryshfetit”.

“Përkatësisht, më 15 nëntor 2023, për të mos sanksionuar kundërvajtje në komunikacion, zyrtarët policorë kanë kërkuar dhe kanë marrë ryshfet nga dy persona shtetas të huaj në shumë prej 100 euro”.

“Policët janë sjellë në Prokurorinë Publike , ku gjyqtari hetues u ka caktuar masën e ndalimit prej 30 ditësh”, thuhet në njoftimin e MPB-së.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat