Spasovski: Njoftimet për kidnapues të fëmijëve janë dezinformata, është arrestuar një person për denoncim të rrejshëm

Maqedonia

Spasovski: Njoftimet për kidnapues të fëmijëve janë dezinformata, është arrestuar një person për denoncim të rrejshëm

Më: 17 nëntor 2023 Në ora: 17:10
Ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski

Ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski gjatë inspektimit të ndërtimit të stacionit të ri policor në Aerodrom, është pyetur nëse ka denoncim për rrëmbime të fëmijëve. Ai ka theksuar se bëhet fjalë për dezinformim të plotë.

“Ndoshta me afrimin e zgjedhjeve, histori të tilla fillojnë të thuren. Po të shikosh historikisht, tre vjet më parë u shfaq në publik kjo skemë, se gjoja shfaqeshin grupe, makina, furgona që rrëmbyen fëmijët. Informacione të tilla, pra dezinformata, kanë dalë edhe dje, të cilat janë raportuar edhe nga mediat”.

“Personi është ndaluar menjëherë, kërkojmë që për të të caktohet masa e paraburgimit me procedurë urgjente, sepse askush nuk duhet të luajë me qetësinë dhe sigurinë e qytetarëve. Personi sapo pranoi se e kishte sajuar këtë ngjarje. Bëj apel që ne do të luftojmë fuqishëm kundër manipulimeve të tilla, pavarësisht nga natyra e tyre dhe nga kush vijnë. Qytetarët duhet të jenë të qetë dhe të sigurt në aspektin e sigurisë”, u shpreh Spasovski.

Ditë më parë, në rrjetet sociale u shpërndanë postime për kinse kidnapues të fëmijëve që ndodheshin në Maqedoni. Personat që i shpërndanin këto informacione, kërkonin që prindërit të mos i lënë vetëm fëmijët.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat