Koalicioni për Gjykim të Drejtë-RMV: Gjatë përzgjedhjes së gjyqtarëve në Apel, sërish është bërë devijimi nga renditja e kandidatëve

Maqedonia

Koalicioni për Gjykim të Drejtë-RMV: Gjatë përzgjedhjes së gjyqtarëve në Apel, sërish është bërë devijimi nga renditja e kandidatëve

Më: 15 nëntor 2023 Në ora: 21:00
Pamje nga takimi

Në seancën e sotme të Këshillit Gjyqësor, gjatë përzgjedhjes së gjyqtarëve në Gjykatën e Apelit në Shkup, sërish është bërë devijimi nga ranglista e kandidatëve, pa arsyetime adekuate për çdo devijim, gjegjësisht për secilin kandidat individualisht, thuhet në deklaratën e Koalicioni për Gjykim të Drejtë.

Në vend të kësaj, thuhet në njoftim, anëtarët e Këshillit vetëm deklaruan se për shkak të mangësive në metodologjinë e renditjes së kandidatëve, “përcaktues do të jenë parametrat dhe kriteret e tjera”, pa specifikuar se cilat kritere dhe në bazë të cilës rregullore.

“Koalicioni ka reaguar disa herë për faktin se Këshilli Gjyqësor ka devijuar nga renditja e përcaktuar e kandidatëve për gjyqtarë në një gjykatë më të lartë, pa dhënë asnjë shpjegim për devijimin. Në këtë drejtim, Këshilli është kritikuar vazhdimisht edhe nga sektori civil për mungesën e arsyeve për votat e dhëna kundër një kandidati, si dhe për arsyet e përgjithshme, gjenerike dhe abstrakte të dhëna për vendimet e përzgjedhjes, të cilat praktikisht përsëriten për të gjithë kandidatët”, theksojnë nga Koalicioni për Gjykim të Drejtë.

Në fund, shtojnë nga atje, 73 për qind e gjyqtarëve në hulumtimin e fundit kanë theksuar se nuk besojnë se përzgjedhja e gjyqtarëve në një gjykatë më të lartë është bërë në bazë të kritereve objektive.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat