Arrestohet një shtetas i Serbisë në Maqedoni për kontrabandë me emigrantë

Maqedonia

Arrestohet një shtetas i Serbisë në Maqedoni për kontrabandë me emigrantë

Më: 15 nëntor 2023 Në ora: 11:17
Foto ilustrim

MPB Maqedoni informon se më datë 14.11.2023 rreth orës 17:50 në autostradën “Miqësia” në segmentin Tabanoc – Kumanovë, zyrtarët policorë të stacionit policor të mbikëqyrjes kufitare Sopot, e kanë arrestuar M.M.(34) nga Republika e Serbisë.

“12 emigrantë nga Nepali janë gjetur në një “Volkswagen Passat” me targat e një automjeti tjetër, të cilin ai drejtonte”.

“M.M. i është dorëzuar zyrtarëve policorë nga Stacioni Policor Kumanovë.

Pas dokumentimit të plotë të rastit kundër tij do të bëhet kallëzim përkatës”, thonë nga MPB Maqedoni.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat