Cili është qyteti më i bukur në Maqedoninë e Veriut, “Energyportal” shkruan për të

Maqedonia

Cili është qyteti më i bukur në Maqedoninë e Veriut, “Energyportal” shkruan për të

Më: 8 nëntor 2023 Në ora: 11:39
Foto ilustrim

Revista e specializuar elektronike “Energyportal“, me seli në Londër, ka publikuar një tekst për bukuritë e Maqedonisë së Veriut, duke zbuluar disa nga asetet turistike që i ka vende dhe aktivitetet që mund të jenë interesante për çdo turist.

Autori i tekstit shkruan se Maqedonia e Veriut është vend i vogël i vendosur në zemër të Ballkanit, ndërsa është e njohur për historinë, pejsazhet e bukura dhe qytetet sharmante. Megjithatë, si qytet që ai e ndan nga të tjerët është Ohri.

Ai thotë se Ohri është xhevahiri i Ballkanit. I vendosur në brigjet e liqenit të Ohrit, Ohri është një vend i Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s i njohur për bukurinë e tij natyrore dhe rëndësinë historike. Qyteti krenohet me një përzierje unike të arkitekturës antike, rrugëve me kalldrëm dhe pamjeve mahnitëse të liqenit dhe maleve përreth. Qyteti i vjetër mesjetar i ruajtur mirë është një thesar i kishave bizantine, duke përfshirë kishën ikonike të “Shën Jovanit” në Caneo, e cila ofron pamje panoramike të liqenit.

Sipas autorit, kombinimi i peizazheve të bukura natyrore, historisë së pasur dhe bukurisë arkitekturore e veçon Ohrin nga qytetet e tjera. Vendndodhja unike në liqenin e Ohrit i shton hijeshinë dhe u ofron vizitorëve një mjedis të qetë dhe piktoresk.

Autori i tekstit shkruan edhe se ka edhe shumë qytete të tjera të bukura, si Manastiri, Shkupi dhe Prilepi. Çdo qytet ka karakterin dhe atraksionet e veta të veçanta, prandaj, siç thotë ai, ia vlen të eksplorohet edhe veç Ohrit.

Vizitorëve të Ohrit ai u rekomandon një sërë aktivitetesh për kënaqësi të plotë. Nga ecja nëpër qytetin e vjetër dhe vendet e tij historike, tek noti në ujërat e kristalta të liqenit të Ohrit, Ohri, siç thuhet në tekst, ka diçka për të gjithë. Turne me varkë, shëtitje në Parkun Kombëtar të Galiçica dhe shijimi i kuzhinës lokale janë gjithashtu aktivitete të njohura.

Në përfundim, autori thekson se megjithëse Maqedonia është e mbushur me qytete të bukura, kombinimi i bukurisë natyrore, rëndësia historike dhe shkëlqimi arkitektonik i Ohrit, e bëjnë atë një destinacion të jashtëzakonshëm.

“Pavarësisht nëse jeni dashamirës i historisë, dashamirës i natyrës apo thjesht kërkoni një arratisje simpatike, Ohri me siguri do t’ju rrëmbejë zemrën dhe do t’ju lërë me kujtime të qëndrueshme”, përfundon autori i tekstit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat