Humb jetën një punonjës ndërtimtarie në Ohër

Maqedonia

Humb jetën një punonjës ndërtimtarie në Ohër

Më: 7 nëntor 2023 Në ora: 16:57
Foto ilustrim

Një tragjedi ka ndodhur në Ohër pasi një banor ka rënë nga shtëpia dhe ka ndërruar jetë në vend, njofton policia e Ohrit.

“Më datë 06.11.2023 në ora 10:38 në SPB Ohër është raportuar se I.H.(59) nga fshati Leskoec i Ohrit, i cili ishte duke kryer punë ndërtimore në një shtëpi në fshatin Ramne të Ohrit, ka rënë dhe ka ndërruar jetë.

Ekipet policore kanë kryer hetim në vendin e ngjarjes.

Ndërsa me urdhër të prokurorit publik, trupi i pajetë i të ndjerit është transferuar në repartin e mjekësisë ligjore në Spitalin e Përgjithshëm në Manastir, ku është kryer autopsia”, thuhet në njoftimin e MPB-së.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat