Pas 16 viteve u vjetërsua rasti “Syri i Gjarprit”: Të paditurit do të kërkojnë dëmshpërblim maksimal

Maqedonia

Pas 16 viteve u vjetërsua rasti “Syri i Gjarprit”: Të paditurit do të kërkojnë dëmshpërblim maksimal

Më: 20 tetor 2023 Në ora: 20:37
Ilustrim

Rasti “Syri i gjarprit” i vitit 2007, në të cilin 46 punonjës të “Makedonija Pat” akuzohen për keqpërdorim të pozitës dhe bashkim kriminal, gjegjësisht se nuk u kanë dhënë llogari fiskale shoferëve në pikëpagesat dhe paratë i kanë marrë për veten, dhe pastaj i kanë ndarë mes vetes duke përfituar disa milionë euro.

Tridhjetë e tetë të akuzuar, pas më shumë se një dekade e gjysmë nëpër gjykata, më në fund përfunduan procesin gjyqësor dhe njoftojnë se do ta padisin shtetin dhe do të kërkojnë dëmshpërblimin maksimal.

Gjykata e Apelit deri më tani e ka kthyer tre herë lëndën në Gjykatën Penale dhe ka pasur aktvendime, akuzuese, me kusht dhe për lirim.

Kjo vjen pas ndryshimeve të fundit në Kodin Penal.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat