Pendarovski: Ndryshimet në Kodin Penal nuk janë bërë për të kthyer ish-kryeministrin

Maqedonia

Pendarovski: Ndryshimet në Kodin Penal nuk janë bërë për të kthyer ish-kryeministrin

Më: 12 tetor 2023 Në ora: 22:58
Stevo Pendarovski.

“E kontestoj tezën se ndryshimet në Kodin Penal janë bërë që ish kryeministri Nikolla Gruvski të kthehet. Nuk është kthyer. Unë nuk e shoh. Me siguri edhe po të ketë (ndonjë plan për kthimin e tij) nuk do të kalojë përmes meje”, theksoi sonte presidenti i shtetit, Stevo Pendarovski.

“Nuk kam plan A apo plan B. Unë nuk jam pjesë e asnjë plani. Kemi një muaj ligjin në fuqi, dekret të nënshkruar. Ku është Gruevski? Si u kthye? Ku është amnistia e fshehur? Mediat spekulojnë se Gruevski do të kthehet me mendim juridik parimor të Gjykatës Supreme. Atëherë pse janë ndryshimet në Kodin Penal, nëse mjaftoi miratimi i tyre që të kthehet, pyeti Pendarovski në intervistën e sonte në TV Telma.

Shefi i shtetit tha se “në asnjë rrethanë” nuk do të jepte amnisti si ish presidenti Gjorge Ivanov, por konfirmoi se i janë qasur me kërkesë për amnisti të Gruevskit nga kryesia e partisë më të madhe opozitare.

“Më lejoni të jem i saktë nga kryesia e partisë më të madhe opozitare, sepse, mos mendoni se atje mbretëron uniteti ideal. Ka njerëz që do të donin të ishin kalif në vend të kalifit. Nuk mund t’ju them më shumë”, tha Pendarovski.

Më pas ai shtoi se askush nuk i është afruar drejtpërdrejt, por se është bërë me ndërmjetës.Duke folur për ndryshimet në Kodin Penal, Pendarovski tha se nuk janë të vërteta formulimet në media se bien ose vjetërohen më shpejtë lëndët e ish Prokurorisë Speciale Publike.

Presidenti i shtetit në lidhje me vërejtjet se ndryshimet në Kodin Penal janë miratuar me nxitim dhe ka vënë menjëherë nënshkrimin, tha se nuk i di motivet e Qeverisë, por ndër të tjera tha se një kod i ri është duke u përgatitur që do të përmbajë një nen që do të trajtojë keqpërdorimet.

Pendarovski ende nuk është deklaruar nëse do të kandidojë në zgjedhjet presidenciale për mandatin e ardhshëm. Ai thotë se do të presë deri në fund të vitit. Kjo shpjegohet me faktin se blloqet më të mëdha politike janë gjithmonë për një kandidat presidencial në vendin tonë. Sipas Pendarovskit, imazhi i tij është stabil dhe nuk ka ndryshuar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat