Arrestohen tre shtetas të Kosovës në Maqedoninë e Veriut, transportonin emigrantë nga Siria

Maqedonia

Arrestohen tre shtetas të Kosovës në Maqedoninë e Veriut, transportonin emigrantë nga Siria

Më: 5 tetor 2023 Në ora: 13:06
Policia

Tre shtetas të Kosovës janë kapur duke transportuar emigrantë në Maqedoninë e Veriut. Në orët e para të ditës së sotme, respektivisht në ora 03:25 minuta në autostradën Gjevgjeli-Shkup tek kyçja në Demir Kapi, nga liria janë privuar R.О.(21), B.C.(26) dhe К.F.(26), të gjithë nga Kosova.

“Rreth orës 03:05 minuta në afërsi të Gjevgjelisë, pas ndërmarrjes të veprimeve zyrtare, nëpunësit policor kanë vërejtur disa emigrantë duke hyrë në furgonin “ford” me targa kombëtare të Kosovës, të cilin po e drejtonte R.O.

Në shenjën e dhënë për ndalesë, automjeti ka vazhduar të qarkullojë dhe pas ndërmarrjes së masave plotësuese për ndaljen e tij, automjeti “folkswagen tiguan” me targa kombëtare të Kosovës, në të cilin kanë qenë B.C. dhe K.F., në autostradë i ka penguar automjetet zyrtare policore. Pas tunelit “Jarovicë” nga automjeti “ford” janë larguar persona emigrantë, kurse automjetet kanë vazhduar me qarkullimin”, informojnë nga MPB.

Nga ana e nëpunësve policorë në vend janë hasur nëntë emigrantë nga Siria, të cilët më vonë janë transferuar në Qendrën për Pranimin e të Huajve në Shkup, kurse shumë shpejt, tek kyçja Demir Kapi të dy automjetet janë ndaluar dhe personat në ato automjete janë arrestuar dhe janë në mbajtje në stacion policor. Nga MPB thonë se pas dokumentimit të plotë të rastit kundër tyre do të parashtrohet kallëzim përkatës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat