Trend i rritjes së numrit të turistëve në Maqedoninë e Veriut

Maqedonia

Trend i rritjes së numrit të turistëve në Maqedoninë e Veriut

Më: 27 shtator 2023 Në ora: 16:32
Turist

Ky vit po shënon rritjen e numrit të turistëve në Maqedoninë e Veriut, sidomos ato të huaj dhe pritshmëritë janë se do të tejkalohet numri i vitit 2019.

Statistikat, në periudhën janar-korrik, krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar, tregojnë se numri i turistëve është rritur për 25,33 për qind, ndërsa turistët vendor kanë pasur rritje të parëndësishme prej një për qind, ndërsa te turistët e huaj kanë rritje prej 44 për qind.

Në periudhën janar-korrik të vitit 2023 krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë, numri i përgjithshëm i bujtjeve është rritur për 12.4 për qind kështu që te turistët vendas ka një rritje prej një për qind, ndërsa te turistët e huaj ka pasur një rritje prej 28 për qind. E gjithë kjo tregon se pas pandemisë dhe rënies së numrit të turistëve këtë vit, shifra prej një milionë turistësh do të tejkalohet me një tendencë që të tejkalohet viti 2019 si më i mirë. Këtë vit pritet që të ketë fluks më të madh devizor nga turizmi dhe hoteleritë, deklaroi sekretarja shtetërore e Ministrisë së Ekonomisë, Razmena Çekiç Durkoviç në shënimin e sotëm të Ditës Botërore të Turizmit.

Ajo tha se këtë vit theks i veçantë i është vënë edhe turizmit rural si synim i Organizatës Botërore të Turizmit, por edhe si potencial për zhvillimet në vend. Theksoi se turizmi modern është pasqyrim i dukurive të ekonomisë dhe atë social dhe duke pasur parasysh dinamikën e madhe në këtë sektor janë të nevojshme reagime dhe përgjigje të shpejta për të gjitha sfidat dhe pyetjet.

Në manifestimin që shënoi Ditën Botërore të Turizmit tradicional u shpërblyen me mirënjohje njerëzit dhe institucionet që kanë dhënë kontribut të veçantë për zhvillimin e turizmit gjatë vitit të kaluar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat