Fillimi i vitit shkollor në Maqedoni, pa tekste mësimore

Maqedonia

Fillimi i vitit shkollor në Maqedoni, pa tekste mësimore

Më: 19 gusht 2023 Në ora: 17:22
Foto ilustrim

Dy javë para fillimit të vitit shkollor, shfaqen problemet e njëjta. Mungesa e teksteve shkollore.

Akoma nuk janë gati librat për nxënësit e klasave të treta dhe të gjashta. Të njëjtat nxënësit pritet t’i marrin pas fillimit të vitit shkollor. Ministri i arsimit Shaqiri thotë se po punohet që vonesat mos të jenë të gjata.

“Te klasa e tretë sot është aprovuar një tekst nga Këshilli nacional, i cili shkon në rregullim teknik, grafik dhe përkthim dhe jam i bindur se do të arrijë, ka disa tekste që kalon afati i ankesave të autorëve të cilët nuk e kanë fituar. Për këtë arsye janë në fazë shumë të avancuar dhe jam i bindur se e arrijnë 1 shtatorin. Edhe tekstet në klasën e gjashtë tash janë në garë, përveç që në shumë lëndë janë bërë përzgjedhjet, janë në garë të pranimit të vërejtjeve të cilat janë nga ana e autorëve, edhe ato janë në fazë të avancuar, por do të shohim edhe në këto ditë që kanë mbetur, cilat përfundojnë dhe cilat jo, por ministria pjesën e vet të printimit është e gatshme ta arrijë që të jetë sa më shpejtë tek nxënësit”, deklaroi Jeton Shaqiri, Ministër i Arsimit dhe Shkencës.

Edhe nxënësit e klasave të para, dyta, katërta dhe të pesta vitin shkollor duhet ta fillojnë me libra të reja për të gjitha lëndët. Përjashtim do të jetë libri i Historisë dhe Shoqërisë për klasën e pestë, për çka do të ketë material ndihmës derisa të bëhet gati libri.

Për shkak të ndryshimeve në kalendarin shkollor, viti shkollor do të fillojë më 1 shtator ndërsa do të përfundojë më 15 qershor, kjo për shkak të pushimit njëjavor në pranverë. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat