Shqiptohen 261 masa në Shkup, 74 për tejkalim të shpejtësisë

Maqedonia

Shqiptohen 261 masa në Shkup, 74 për tejkalim të shpejtësisë

Më: 11 gusht 2023 Në ora: 10:04
Foto ilustrim

Sektori i Punëve të Brendshme Shkup gjatë ditës së djeshme (10.08.2023) ka vazhduar me kontrolle në fushën e komunikacionit, me çka janë shqiptuar 261 masa.

"Në territorin e qytetit të Shkupit janë shqiptuar gjithsej 261 masa.

 Nga të cilat 74 masa për tejkalim të shpejtësisë, 22 masa për drejtim të automjetit pa patentë shofer, 10 masa për kundërvajtje nga drejtuesit e motoçikletave.

Nëntë masa janë shqiptuar për përdorim të celularit gjatë drejtimit të automjetit, katër masa për automjete me defekte teknike dhe të paregjistruara, gjashtë masa për kalim në semaforë të kuq, shtatë masa për mospërdorim të rripit të sigurimit, tre masa për drejtim automjeti nën ndikimin e alkooli…”, njoftojnë nga MPB.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat