Prilep, pensionistët kërkojnë rritje lineare të pensioneve për 3.500 denarë

Maqedonia

Prilep, pensionistët kërkojnë rritje lineare të pensioneve për 3.500 denarë

Më: 3 gusht 2023 Në ora: 17:04
Foto ilustrim

Kërkojmë rritje lineare të pensioneve për 3.500 denarë.

Paralajmërimi për rritje në shkallë prej 6,8 për qind është e padinjitetshme dhe ndihemi si qytetarë të dorës së tretë, thonë pensionistët e Prilepit që sot dolën në protestën e vetë-inicuar para Shoqatës së Pensionistëve në qendër të Prilepit.

Në rajonin e Prilepit ka afër 14.000 pensionistë, më shumë se gjysma e të cilëve kanë pensione më të ulëta se 15.000 denarë.

“Kërkojmë rritje lineare, mjaft me përqindje. Nëse ata janë të kënaqur për veten e tyre me 78 për qind rritje, ne kërkojmë rritje për të paktën 3.500 denarë, së paku të plotësojmë nevojat e amvisërive”, tha mes tjerash Verçe Janqeska, pensioniste.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat