Administrata gjyqësore në Maqedoni kërkon rritje të pagave, nga 1 shtatori paralajmërojnë grevë të përgjithshme

Maqedonia

Administrata gjyqësore në Maqedoni kërkon rritje të pagave, nga 1 shtatori paralajmërojnë grevë të përgjithshme

Më: 13 korrik 2023 Në ora: 16:58
Sindikata e pavarur e administratës shtetërore “SPASH” dhe Sindikata e pavarur e shërbimit gjyqësor

Me pankarta me mbishkrime “Paga evropiane për ne dhe për ju”, Sindikata e pavarur e administratës shtetërore “SPASH” dhe Sindikata e pavarur e shërbimit gjyqësor, e cila funksionon si pjesë e saj, edhe sot doli në protestë para Gjykatës Themelore Penale në Shkup për të shprehur pakënaqësitë për shkak të pagave të ulëta dhe mosmarrjes së shtesave në pagë.

Jasmina Veliçkova, kryetare e Sindikatës së Pavarur të Administratës Gjyqësore, deklaroi se sot janë mbledhur sërish në protestë në shenjë revolte ndaj vendimit të djeshëm të ministrit të Financave për të mos nënshkruar vendimin e Këshillit Buxhetor Gjyqësor për pagesën e shtesave, pagesë që është miratuar me vendim 15 për qind dhe pakënaqësi nga Ministria e Financave për kërkesat e tyre për rritje pagash 30 për qind.

Nëse kërkesa e tyre nuk merret parasysh, ajo ka paralajmërua një grevë të përgjithshme nga 1 shtatori, duke bllokuar rrugët dhe duke mos lëshuar vërtetime për persona që nuk janë të dënuar dhe dokumente të tjera.

“Ne nuk pajtohemi me rritjen e pagave prej 10 për qind për të cilën është dakorduar Qeveria dhe Sindikata. Ne gjithashtu nuk pajtohemi me K-15 në vlerë prej 10 mijë denarë. Është shumë revoltuese që nga fondet tona, përkatësisht 15 për qind e pagës së ndarë nga Këshilli Gjyqësor, dje ministri i Financave i refuzoi. Për të sqaruar qëndrimin tonë edhe atë në vetëm një segment, gjegjësisht për kërkesat tona me pjesën e punës sonë në buxhetin e Republikës së Maqedonisë së Veriut, do ta ilustroj me një numër – punën e Gjykatës Penale, dhe atë për pagesë në një faturë paushall të gjykatës. Në periudhën prej 1.1.2023 e deri më sot, paushall janë ngarkuar 13 milionë denarë, për 12 muaj do të ishte shuma prej 39 milionë denarë nga një paushall. Pagesa e taksave për vërtetime në kurriz të buxhetit për persona që nuk janë të dënuar dhe ndalesë të veprimtarisë në periudhën prej 1.1.2023 deri më sot janë mbledhur 9.420.000 denarë, për vitin 2022 janë mbledhur 16.232.000 denarë në llogari të buxhetit. Me vendime përfundimatre në vitin 2022 në buxhetin e Gjykatës Penale për gjoba me para janë ndarë 82.597.000 denarë”, tha Veliçkova.

Potencon se janë futur në një situatë kur zyrtarët e emëruar dhe të zgjedhur kanë pasur rritje të pagave prej 78 për qind, punonjësve në shërbimin gjyqësor u hiqen të gjitha shtesat, me ç’rast, siç tha, ka një ndryshime të madh të pagave në gjyqësor.

“Zyrtar me gjyqtar raporti një me pesë dhe gjyqtari me bashkëpunëtor profesional një me tre. Si kurrë më parë dhe askund në botën e zhvilluar”, tha ajo.

Sipas Renata Georgievska, nënkryetare e Shoqatës së Administratës Gjyqësore, reformat në autoritetin gjyqësor duhet të fillojnë nga shërbimi gjyqësor. Ajo apeloi dhe kërkoi mbështetjen e Këshillit Buxhetor Gjyqësor dhe Shoqatës së Gjyqtarëve për të arritur miratimin e ligjit të ri për Buxhetin Gjyqësor, me të cilin, siç tha ajo, gjyqësori do të ketë një buxhet të pavarur dhe miratimin e një ligji të ri për shërbimin gjyqësor, me të cilin statusi i shërbimit gjyqësor do të rregullohet në mënyrë që t’i përgjigjet punës, detyrës, të drejtave dhe përgjegjësive të tij.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat