Ambasadorja e Maqedonisë në Sofje është thirrur në MPJ-në bullgare për bisedë lidhur me rastin Kadrieski

Maqedonia

Ambasadorja e Maqedonisë në Sofje është thirrur në MPJ-në bullgare për bisedë lidhur me rastin Kadrieski

Më: 15 qershor 2023 Në ora: 18:51
Foto ilustrim

Ambasadorja e Maqedonisë së Veriut në Sofje, Agneza Rusi-Poposka, sot është thirrur në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Bullgarisë për takim me drejtoreshën e përgjithshme për Çështje Evropiane, Slavena Gergova.

Siç njofton MPJ bullgare, në takim Gergova “shpreh shqetësimin për sulmin” ndaj Bekir Kadrieskit, bashkëkryetar i Shoqatës së Bullgarëve “Shemeto” në Strugë.

Gergova theksoi gjithashtu nevojën që “autoritetet kompetente në Maqedoninë e Veriut të ndërmarrin veprime të shpejta për hetim dhe administrim efikas të drejtësisë”.

Në takim u theksua se Bullgaria pret rezultate konkrete në lidhje me incidentet e tjera me bullgarët dhe shoqatat e tyre në Maqedoninë e Veriut, thuhet në njoftimin e MPJ-së bullgare.

Shefi i Diplomacisë, Bujar Osmani, sot në një konferencë për media në “Forumin e Prespës për Dialog” në Strugë, kërkoi që të mos nguten me kualifikime në opinion lidhur me çështjen e motiveve rreth rastit të Bekir Kadrieskit dhe të lejohen institucionet ta sqarojnë ngjarjen.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat