BDI: OBRM-PDUKM-ja përhap histeri

Maqedonia

BDI: OBRM-PDUKM-ja përhap histeri

Më: 24 prill 2023 Në ora: 10:59

BDI nëpërmjet një kumtese për media e ka akuzuar OBRM-PDUKM-në se përhap histeri dhe gënjen. Nga BDO thonë se OBRM-PDUKM-ja për çdo ditë, me çdo deklaratë dhe komunikatë konfirmon se është kundër zhvillimit, ndërtimit të autostradave, kundër NATO-s dhe BE-së, kundër kompanive amerikane dhe kundër shqiptarëve.

“Mënyra e vetme e punës së OBRM-PDUKM-së është bllokada. OBRM-PDUKM-ja është kundër çdo gjëje dhe kundër të gjithëve. OBRM-PDUKM-ja përhap histeri në opinion dhe e frikëson pa bazë popullin me konspiracione dhe skenarе të imagjinuara e të sajuara. As nuk u paguan 53 milionë euro, as nuk u realizua asgjë nga ajo që e potenconte dhe premtonte OBRM-PDUKM-ja”.

“Qytetarët mbajnë mend se OBRM-PDUKM-ja do t’i kishte fituar zgjedhjet parlamentare në vitin 2020 me 10 deputetë diferencë, ose se në 3 raste gjatë këtij mandati kishte 61 deputetë për të rrëzuar Qeverinë, si dhe të mos rikujtojmë se emigrantët e “vërshuan” Maqedoninë, e të tjera gënjeshtra të ngjashme të OBRM-PDUKM-së, si kjo e sotmja që po e përsërit tash e një muaj dhe assesi të realizohet”, thonë nga BDI.

Gjithashtu shtojnë se “askush dhe asgjë nuk mund t’i ndalë autostradat”.

“Bllokada e koalicionit OBRM-PDUKM dhe Levica vetëm mund ta pengojë shtetin në përmbushjen e pjesës së obligimeve të tij”, thonë nga BDI.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat