Hoxha: Lëvizja Besa është e hapur për bashkëpunim opozitar me Alternativën

Maqedonia

Hoxha: Lëvizja Besa është e hapur për bashkëpunim opozitar me Alternativën

Më: 24 shkurt 2023 Në ora: 22:59
Arianit Hoxha

Në momentin kur të sqarohet situata politike, kur Alternativa de fakto do të jetë pjesë e opozitës, natyrisht që na bashkon vizioni opozitar dhe do të jemi gati të ulemi dhe të flasim për vlerat që ndajmë, tha nënkryetari i Lëvizjes Besa, Arianit Hoxha, në një intervistë për “360 gradë”

“Kur të sqarohet situata në skenën politike dhe Alternativa de fakto të jetë në opozitë, do të jemi të gatshëm të ulemi dhe të diskutojmë për vlerat që ndajmë”, është përgjigjur nënkryetari i Lëvizjes Besa, Arianit Hoxha, në pyetjen se a do të bashkëpunonit me partinë e Afrim Gashit pasi nuk është më pjesë e shumicës parlamentare.

“Ne kemi pasur nivele të ndryshme komunikimi, nuk do të thotë se kanë qenë nivele të larta që të çojnë në nivele koalicioni apo bashkëpunimi, por komunikimi vazhdon dhe natyrisht në momentin kur sqarohet situata politike, kur Alternativa de fakto do të jetë pjesë e opozitës, natyrisht që na bashkon vizioni opozitar dhe do të jemi gati të ulemi dhe të flasim për vlerat që ndajmë.

Nëse ndajmë të njëjtat vlera për mënyrën se si duam ta shohim vendin dhe të ardhmen e vendit, do të ulemi dhe do të diskutojmë për hapat e tjerë konkretë. Tani është shumë herët për të diskutuar këtë çështje”, ka thënë nënkryetari i Besës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat