A do ta votojë “Alternativa” Qeverinë e re me Mariçiqin nëse e fal Boban Iliçin? Orhan Murtezanit kjo i duket pyetje e përgjithshme!

Maqedonia

A do ta votojë “Alternativa” Qeverinë e re me Mariçiqin nëse e fal Boban Iliçin? Orhan Murtezanit kjo i duket pyetje e përgjithshme!

Më: 20 dhjetor 2021 Në ora: 13:07
Orhan Murtezani

Zëdhënësi i “Alternativës” Orhan Murtezani, ka thënë se partia të cilës i përket ai, po bën çmos që të tërhiqet kërkesa e ministrit të Drejtësisë, Bojan Mariçiq për faljen e Boban Iliçit, i dënuar për mbytjen e vogëlushit nga Kumanova, Almir Aliu, në vitin 2016. Pyetjen e gazetarit të Lajm-it: a do ta votonte “Alternativa” Qeverinë e re nëse, Mariçiqi falë Iliçin, Murtezani e cilësoi sit ë shumë të përgjithshme dhe nuk i dha përgjigje konkrete.

“Pyetja më duket shumë e përgjithshme por do të përgjigjem në këtë mënyrë: Siç e dini një prej 9 pikave ose kërkesave të “Alternativës” për tu bërë pjesë e Qeverisë është edhe rishqyrtimi i rastit me Almirin e vogël.

Andaj me këtë rast, thirrjen që e bëjmë sot ne është për tu tërheq falja e tij sepse jemi të bindur se askush nuk dëshiron ta dëmtojë krijimin e kësaj shumice stabile.

Ne jemi thellësisht të interesuar dhe mbrëmë kemi bërë çmos që përmes institucioneve të tërhiqet kjo kërkesë dhe jemi thellësisht të bindur që gjithë kontributi shkon në këtë drejtim”, tha Orhan Murtezani nga “Alternativa”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat