Mbështetje kompanive mikro, të vogla e të mesme

Maqedonia

Mbështetje kompanive mikro, të vogla e të mesme

Më: 10 dhjetor 2021 Në ora: 21:31
Foto ilustrim

Gjat këtij vitit Fondi Inovativ regjistroi një numër rekord të aplikacioneve, ndërsa ka 788 përfitues me një ivnestim të përbashkët prej 88 milionë eurosh, 55% e këtyr investimeve janë të Fondit kurse 45% nga ana e përdoruesve, bën të ditur drejtori i FIZHT Kosta Petrov.

Ai shpjegoi se të gjitha kompanitë e regjistruara kalojnë në një proces para-seleksionimi të kryer nga tre ekspertë vendas. Çdo kompani që ka mbi 51 pikë, kalon në përzgjedhjen përfundimtare dhe përzgjedhja përfundimtare bëhet nga Komisioni i Miratimit të Investimeve, i cili përzgjidhet në një shpallje publike ndërkombëtare.

“Këtë vit kemi pasur 11 thirrje dhe këtë vit kemi mbështetjen më të madhe për kompanitë mikro të vogla dhe të mesme në historinë e FIZHT. Sa i përket punës së FIZHT-it, dua të theksoj se FIZHT është i vetmi institucion në vend që ka certifikatën ISO 31007 për luftën kundër korrupsionit. Të gjitha financimet e ofruara nga FITR bëhen përmes instrumenteve, të cilat janë të përcaktuara në Ligjin për Veprimtarinë Inovative dhe janë përmes rregulloreve, të cilat miratohen nga Qeveria.”, tha Kosta Petrov, Drejtori i FIZHT.

Lidhur me akuzat e VMRO-së se FIZHT shumicën e granteve i jep për mbështetjen e projekteve apsurde ose për nejrëz të afërt me qeverinë, Petrov thot se akuzat e tilla janë të pabaza.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat