Mehazi e komenton situatën politike në RMV, ja si e cilëson veprimin e deputetit shqiptar

Maqedonia

Mehazi e komenton situatën politike në RMV, ja si e cilëson veprimin e deputetit shqiptar

Nga: A.M. Më: 12 nëntor 2021 Në ora: 14:45
Kryeministri i Maqedonisë së Veriut gjatë një debati në Kuvend. Fotografi nga arkivi.

Mocioni i mosbesimit ndaj Qeverisë së udhëhequr nga Zoran Zaev nuk kaloi në parlamentin e Maqedonisë së Veriut. 

Në këtë seancë dhe në atë paraprake, mungoi deputeti i partisë “Besa” Kastriot Rexhepi.

Partia e tij, e denoncoi rastin e tij në Polici, duke aluduar se është rrëmbyer.

Ka edhe nga ata të cilët, deklaronin se ai është "rrëmbyer nga kryeministri Zaev", dhe po mbahet në Bullgari, ndërkaq pati edhe aludime të tjera se ai është në selinë e BDI-së.

Por, Rexhepi u bë i “gjallë”, përmes një video-live në profilin e tij në Facebook, duke deklaruar se është shëndoshë e mirë, por ka pasur kërcënime ndaj tij.

Lidhur me këtë situatë të krijuar në skenën politike, profesori Sulejman Mehazi, në një prononcim për Bota sot”, e ka komentuar situatën e krijuar në parlamentin e Maqedonisë së Veriut.

Gjithashtu, ai e ka përmendur edhe rastin e deputetit të Besës, Kastriot Rexhepit i cili u shpreh kontradiktor në rastin e rrëzimit të Qeverisë së Zaevit.

Image
Sulejman Mehazi

 

“U pa se parlamenti më problematik në Ballkanin Perëndimor është Maqedonia e Veriut, mu në ditën e votimit të mos besimit të qeverisë të humbet deputeti i opozitës, Kastriot Rexhepi i Besës i cili një ditë më parë deklaroi se është kundër qeverisë, e kur duhej të ishte prezent për të votuar të lajmërohet me video se përkrah qeverinë e Zaevit pa mos qenë prezent me deputetët e tjerë padyshim se është misterioze, dyshuese e jo demokratike”, ka thënë ai.

Po ashtu, Mehazi ka parashtruar disa pyetje lidhur me atë se çfarë ndodhi me Rexhepin dhe ka treguar se për çfarë është krijuar Maqedonia e Veriut.

“Nuk e dimë fare se pse Kastriot Rexhepi iku, u zhduk e nuk mori pjesë në seancën e mosbesimit të qeverisë, Zaev-Ahmet, kush e detyroi të ik e të fshihet dhe pse në këtë menyrë veproi deputeti Rexhepi?, e jo sikurse deputetët tjerë të opozitës që pa frikë fare ishin prezent ne mejdanin e parlamentit, pse Rexhepi i iku mejdanit të parlamenti e u humb? Të gjitha këto pyetje janë hipotetike se RMV-ja është republikë e sprovave dhe provokimeve jo vetëm brenda partiake maqedone-shqiptare, por edhe jashtë shtetërore fqinjësore, greke, serbe, bullgare, se RMV-ja është krijuar si shtet për të provokuar të gjithë, maqedonasit e shqiptarët me marrëveshjen e Ohrit e Prespës, duke provokuar greket me ndërrimin e emrit nga RM në RMV, serbet, bullgarët, NATO-n BE- ne, në RMV ka çfarë do lloje provokimesh, ama, sa për të mbetur e për të marrë pushtetin, disa grupe politike provokojnë për NATO, BE, SHBA, disa parti provokojnë me anti-NATO, anti-BE; anti- SHBA, anti-Kosove, anti-Marrëveshjes së Ohrid, anti-Greqi, anti-Bullgari e pro-Serbisë, pro-Rusisë e çfarë do lloje provokimesh, po qëllimi i gjithë provokimeve politike në RMV është pushteti”, ka vlerësuar ai.

Po ashtu, profesori treguar se partitë shqiptare po manipulohen nga partitë maqedonase.

 “Pra, RMV-ja është shtet kush kujt t'ia vë ndërkëmbëzat për pushtet. Këtu nuk është problemi i kërcënimit të deputetit Kastriot Rexhepit, e as zhdukja e largimi i tij nga parlamenti, po tragjikja e politikanëve shqiptarë është manipulimi i tyre nga partitë maqedonase”, ka thënë ai.

Në fund, Mehazi e ka kritikuar veprimin e Rexhepit, duke thënë se veprimet e tij nuk janë heroike.

 “Nuk është tragjike pse qeveria e Zaevit nuk u mposht, sado kudo Zaevi është më i përshtatshëm për të udhëhequr qeverinë e RMV, ama, më tragjike është se si është e mundur nga 46 deputetë të opozitës maqedonase VMRO-Levica, Zaevi të mos gjejë një deputet maqedonas për ta blerë e për ta kthyer nga vetja, po për të mbetur në pushtet gjen deputetin shqiptar, Kastriot Rexhepin, veprimet e Kastriot Rexhepit nuk janë heroike sikurse mendojnë disa, po janë veprime të turpshme i cili ka vepruar  kundër nënshkrimit të tij e kundër partisë së tij Lëvizjes Besa. Problemi është se pse qeveria e Zaevit për ta mbrojtur qeverinë e tij nuk ka mund të manipulonte me deputetët e opozitës maqedonase, por me deputetin shqiptar, pse asnjë prej deputetëve te VMRO-se e Levicës maqedonase nuk u shit, por deputeti Kastriot Rexhepi?”, ka përfunduar Mehazi për “Bota sot"

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat