Prej sot në Maqedoni vërtetimet për evidencë penale do të merren në mënyrë elektronike

Maqedonia

Prej sot në Maqedoni vërtetimet për evidencë penale do të merren në mënyrë elektronike

Më: 7 tetor 2021 Në ora: 15:38
Foto ilustrim

“Përmes portalit kombëtar për shërbime “uslugi.gov.mk” nga sot qytetarët do të mund të marrin certifikatë nga dosjet penale në vetëm pak minuta. Rruga është e shpejtë, procedura është e thjeshtë dhe e sigurt, gjë që kursen kohë dhe para për qytetarët”.

Këtë e deklaruan sot kryeministri Zoran Zaev, ministri i Drejtësisë Bojan Mariçiq dhe kryetari i Gjykatës Themelore në Kavadar Lazar Nanev në konferencën e sotme për shtyp për digjitalizimin e shërbimit elektronik – vërtetim nga të dhënat penale.

Siç u theksua në konferencën për shtyp, së shpejti e njëjta gjë mund të bëhet për edhe dosjet penale, dhe bëhet fjalë për shërbim të tretë, domethënë lëshimin digjital të certifikatës që nuk është shqiptuar asnjë sanksion kundër një personi – ndalesë për ushtrimin e një profesioni, aktivitet ose detyre.

“Të gjitha këto certifikata dhe vërtetime u nevojiten qytetarëve për punësim, nëse duan të marrin vizë ose të punojnë jashtë vendit. Me fjalë të tjera, është dëshmi se nuk është kryer asnjë krim, nuk zhvillohet asnjë procedim penal. Për më tepër, nëse një person dëshiron të aplikojë për tender, ai / ajo do të duhet të ketë konfirmim të tillë. Shumë kompani të huaja në vend kërkojnë certifikata të tilla në procesin e punësimit të dikujt”, tha Zaev.

Ai tha se me përfshirjen e gjykatave me portalin e shërbimeve kombëtare, edhe kërkesa edhe certifikatat lëshohen në mënyrë elektronike dhe qytetarët nuk kanë më nevojë të humbasin disa orë për të marrë dokumentet që u nevojiten, por tani do të marrin dokumentin përkatës në tre minuta.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat