Hapet linjë telefonike në Maqedoni për raportimin e parregullsive gjatë regjistrimit të popullsisë

Maqedonia

Hapet linjë telefonike në Maqedoni për raportimin e parregullsive gjatë regjistrimit të popullsisë

Më: 6 shtator 2021 Në ora: 12:25
Foto ilustrim

Në Zyrën e Avokatit të Popullit, prej sot është hapur linjë telefonike falas (0800 54321), ku qytetarët do të jenë në gjendje të raportojnë çdo shkelje të të drejtave të tyre gjatë regjistrimit të popullsisë, si dhe për zgjedhjet lokale që do të mbahen në tetor.

Në njoftimin e Avokatit të Popullit thuhet se pas raportimit nga qytetarët, do të veprohet menjëherë.

“Pra procedura e zakonshme për paraqitjen e ankesës nuk do të ndiqet, por ankesat do të përgatiten me telefon. Është e rëndësishme të theksohet se Avokati i Popullit do të mbrojë të drejtat e qytetarëve duke kërkuar veprim të shpejtë dhe efikas nga organet kompetente në procesin e regjistrimit dhe zgjedhjeve dhe nga institucionet e tjera që janë të detyruara të sigurojnë mbrojtjen e të drejtave të garantuara të qytetarëve”.

“Avokati i Popullit inkurajon qytetarët nëse ata mendojnë se disa nga të drejtat e tyre janë shkelur, të paraqiten në numrin pa pagesë. Linja telefonike do të funksionojë gjatë regjistrimit dhe të dy raundeve të zgjedhjeve lokale”, thuhet në njoftim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat