Hapen linja telefonike për ndihmë psikologjike gjatë zjarreve

Maqedonia

Hapen linja telefonike për ndihmë psikologjike gjatë zjarreve

Më: 5 gusht 2021 Në ora: 12:13
Foto ilustrim

Kryqi i Kuq i Republikës së Maqedonisë së Veriut u bën thirrje të gjithë qytetarëve të cilët kanë nevojë për ndihmë të parë psikologjike të drejtohen në SOS linjat e hapura telefonike.

“Çdokush që ndihet i kërcënuar dhe i shqetësuar nga zjarret mund të adresojë, të bëjë pyetje dhe të marrë përgjigje dhe këshilla për përballimin me sukses të situatës që kërcënon mirëqenien dhe krijon ndjenjë personale dhe kolektive të pasigurisë”, thonë nga Kryqi i Kuq.

Rajoni i Shkupit: 071/367-909, 071/367-981 dhe 071/379-119

Rajoni i Pellagonisë – (Manastir, Demir Hisar, Krushevë, Prilep, Resnjë) 047/236-019 dhe 070/791-770

Rajoni Jugperëndimor dhe Pollog – (Gostivar, Tetovë, Dibër, Kërçovë, Strugë, Ohër) 072/239-051 dhe 072/239-077

Rajoni Lindor, Verilindor dhe Juglindor (Shtip, Koçan, Berovë, Vinicë, Dellçevë, Probistip, Kratovë, Kumanovë, Kriva Pallankë, Strumicë, Gjevgjeli, Valandovë, Radovish)
071/426-660 dhe 071/426-633.

Rajoni i Vardarit (Veles, Negotinë, Sveti Nikollë, Gradsko, Çashkë, Kavadar, Lozovo, Rosoman, Demir Kapija) 075/294-036, 071/274-229 dhe 043/231537.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat