Dy deputetë dorëzojnë interpelancë ndaj kryetarit të Kuvendit, Talat Xhaferi

Maqedonia

Dy deputetë dorëzojnë interpelancë ndaj kryetarit të Kuvendit, Talat Xhaferi

Më: 5 korrik 2021 Në ora: 16:13
Talat Xhaferi

Dy deputetë të Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, kanë dorëzuar interpelancë ndaj kryetarit Talat Xhaferi.

Interpelanca është parashtruar nga deputeti i “Levicës”, Dimitar Apasiev dhe deputetja e OBRM-PDUKM-së, Gordana Siljanovska Davkova.

Ata e kanë dorëzuar interpelancën ndaj Xhaferit, për tri arsye: Xhaferi në Parlamentin Evropian mbajti fjalim vetëm në gjuhën shqipe, për mënyrën e zbatimit të gjuhës shqipe dhe mënyrën e votimit të deputetëve në Kuvend.

Pas dorëzimit të interpelancës, e njëjta nga Xhaferi duhet të caktohet nëse do të vendoset në rend dite për diskutim nga deputetët dhe më pas edhe të votohet për të.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat