Nuredini për statusin e Ohrit nga UNESCO: Nuk duhet të lejojmë të gjendemi në listën e pasurisë së rrezikuar

Maqedonia

Nuredini për statusin e Ohrit nga UNESCO: Nuk duhet të lejojmë të gjendemi në listën e pasurisë së rrezikuar

Më: 4 qershor 2021 Në ora: 21:33
Naser Nuredini

Dëgjuam edhe një alarm, duhet ta kuptojmë se ky është paralajmërim serioz dhe ne si pushtet qendror dhe lokal duhet të bëjmë gjithçka që nevojitet për ta mbrojtur statusin, jo vetëm për ne, por edhe për të ardhmen e vendit. Ai është atraksioni më i madh turistik në vendin tonë, konsideron ministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor Naser Nuredini në lidhje me raportin e UNESKO-s për Ohrin dhe liqenin.

Në një intervistë për “TV Sitel” ai tha se pas një viti e gjysmë nga vizita e ekspertëve të UNESKO-s të cilët kanë përgatitur raport, ka lëvizje përparuese dhe bashkëpunim me autoritetet lokale.

“Atë që e punojmë së bashku me ministritë e kulturës, transportit dhe lokale, me komunat e Ohrit, Strugës dhe Debërcës është me qëllim që të mos gjendemi në atë listë të pasurisë së rrezikuar. Nuk duhet ta lejojmë atë. Si individë, por edhe së bashku duhet të bëjmë gjithçka që është e mundur për ta parandaluar atë”, theksoi Nuredini.

Ai potencoi se MMJPH ka listë të ndërtimeve pa leje, por nuk është kompetencë për to. Një pjesë e objekteve janë rrënuar, por ende më shumë duhet të përfundojë.

“Është shumë e qartë se ajo që është ndërtuar në mënyrë ilegale është ilegale dhe nuk duhet të jetë atje. Është bërë shumë në letër, punë të cilat vlejnë para, por kemi bërë gjithçka që mundemi dhe kjo nuk guxon të mbetet në letër. Të gjithë që janë përfshirë duhet ta përfundojnë punën që të zgjidhet kjo”, tha Nuredini, sipas të cilit institucionet kompetente duhet të jenë të pranishme në terren dhe së bashku me autoritetet lokale t’i zgjidhin ato probleme, sepse, ndërtime pa leje ka pasur, ka dhe do të ketë.

Për mohimin e kryetarit të Strugës, Ramiz Merko se ka ndërtime të tilla në komunë e tij, ministri u përgjigj se duhet të dilet në terren që të shihet se në bregun e liqenit nuk ka ndërtime të paligjshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat