Teuta Arifi: Filluam me vendosjen e pengesave në vendkalimet për këmbësorë

Maqedonia

Teuta Arifi: Filluam me vendosjen e pengesave në vendkalimet për këmbësorë

Më: 7 shkurt 2021 Në ora: 20:44
Foto nga vendi i ngjarjes

“Filluam me vendosjen e pengesave në vendkalimet për këmbësorë, si dhe ndërtimin e zhardinjerës ndarëse mes 2 drejtimeve të qarkullimit në rrugën Industriale!

Kjo bëhet për të pamundësuar qarkullimin e automjeteve me shpejtësi të madhe në këtë pjesë të qytetit ,dhe njëkohësisht për të parandaluar aksidentet që shpesh herë rrezikojnë jetën e qyterarëve!

Edhe pse bëhet fjalë për rrugë tranzite magjistrale, kjo pjesë e qytetit është dendësisht e banuar, dhe në të qarkullojnë shumë fëmijë që ndjekin mësimin në SHF “Kirili dhe Metodi”. Gjatë javës që vjen do të bëjmë edhe vendosjen e sinjalizimit vertikal plotësues si dhe shënimin e vizëbardhave në vendkalimet për këmbësore! 

Komuna e Tetovës edhe në të ardhmen do të mirëpresë dhe do të përmbushë të gjitha iniciativat apo kërkesat qytetare që kanë në fokus mirëqenien, shëndetin dhe sigurinë e qytetarëve!” ka shkruar Teuta Arifi

Image
Image
Image
Image
Image

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat