Daçiq: Kosova ka dështuar të bëhet shtet, listën e njohjeve e ka të rreme

Lajme

Daçiq: Kosova ka dështuar të bëhet shtet, listën e njohjeve e ka të rreme

Më: 18 shkurt 2018 Në ora: 12:17
Ivica Daçiq

Ministri i Jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiq, ka thënë se Kosova nuk ka arrit që ta rrumbullakojë procesin e shtetbërjes.

“Shteti i rremë i Kosovës ka dështuar të bëhet shtet sepse nuk është bërë anëtar i OKB-së, apo organizatave të tjera të rëndësishme ndërkombëtare dhe kjo as që do të mund të bëhet pa marrëveshje me Serbinë”.

“Procesi i çnjohjeve për Kosovën do të vazhdojë”, ka thënë shefi i diplomacisë së Serbisë për mediat serbe.

Daçiq ka thënë se shumica e vendeve që e kanë njohur Kosovën herët, atë e kanë bërë me udhëzim të vendeve perëndimore dhe arabe.

“Kanë kaluar dhjetë vjet që prej njerëzit e shohin këtë shtet të rremë që ka dështuar ta përfundojë procesin e pavarësisë”.

“Prishtina ka një listë kinse me 116 shtete që e kanë njohur, por ajo është e rreme, sepse disa kurrë as që e kanë njohur atë”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat