Politikani serb: Vrasja e Ivanoviqit s’do të zbardhet kurrë

Lajme

Politikani serb: Vrasja e Ivanoviqit s’do të zbardhet kurrë

Më: 6 shkurt 2018 Në ora: 23:30
Oliver Ivanoviq

Nënkryetari i Iniciativës Qytetare, SDP, Ksenija Bozoviq, ka thënë se vrasja e ish liderit të kësaj iniciative, Oliver Ivanoviq, nuk do të zbardhet kurrë.

Ai ka thënë se vrasësit e tij nuk do të kapen asnjëherë, raporton mediumi serb Tanjug.

Sipas Bozoviq, edhe hetimet për këtë rast janë duke u zhvilluar në mënyrën e gabuar që nga fillimi.

Oliver Ivanoviq është vrarë në mëngjesin e 16 janarit të këtij viti, para zyrave të partisë së vet në Mitrovicën e Veriut. Vrasjen e tij janë duke e hetuar institucionet kosovare të drejtësisë. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat