Shumë dhurata për Fshatin e fëmijëve SOS

Lajme

Shumë dhurata për Fshatin e fëmijëve SOS

Më: 29 dhjetor 2017 Në ora: 14:53
Shpërndarja e dhuratave

Për të gjithë fëmijët në botë, fund-viti është koha kur ata marrin dhurata. Dhuratat zakonisht ata i marrin nga familjet e tyre, por jo të gjithë fëmijët janë aq me fat që të kenë një familje e cila kujdeset për ta dhe dhuratat e tyre për fund-vit. Ky është rasti edhe me fëmijët e Fshatit SOS, të cilët ndoshta me shumë se të gjithë fëmijët e tjerë, kanë nevojë për përkujdesje e përkushtim shtesë me rastin e festave.

Kjo inciativ për ti gëzuar këta fëmijë është marrë nga Kompania e ndërtimit “Al Trade Center” në bashkupim me Shkollën e Mesme të Lartë Profesionale me partneritet Gjermano-Kosovar “BAU ACADEMY” dhe “Gjirafa.com” si kompani e avancuar e teknologjisë në Kosovë.

Ajo që është më e veçantë për këto dhurata, këtë vit, është se ato nuk janë vetëm disa dhurata të zakonshme me gjera ushqimore për fëmijët, por janë dhurata të cilat do t’ju shërbejnë gjatë gjithë vitin, dhe çka është më e rëndësishmja se këto dhurata përmbajnë lodra të cilat janë edukativo-arsimore dhe nxisin lojën kolektive ndërmjet fëmijëve.

Përfaqësuesit e Al Trade Center, Bau Academy dhe Gjirafa.com, treguan se arsyeja pse ata janë bërë bashkë dhe kanë zgjedhur këto dhurata të veçanta, ka qene një dëshirë që të ofrojnë diçka të re për këto festa të fund-vitit për fëmijët e SOS Fshatit, dhe që të ndajnë një pjesë të lumturisë së festave të fund-vitit së bashku me ata të cilët kanë nevoje më së shumti për përkrahje, edukim, dhe përkujdesje në rrugëtimin e tyre jetësor, ndërsa përfaqësuesit e SOS Fshatit shprehen falënderimin dhe ftuan për përkrahje edhe nga kompani e njerëz të tjerë te cilët kanë mundësi që të ndihmojnë këtë kategori të fëmijëve në nevojë.

Fëmijët ishin shumë të gëzuar dhe falënderues kur i pranuan këto dhurata, dhe ndoshta buzëqeshja e tyre dhe gëzimi për këto festa ishte gjëja më e vlefshme që këto kompani pranuan këtë fund-vit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat