65 gazetarë u vranë për një vit

Lajme

65 gazetarë u vranë për një vit

Më: 19 dhjetor 2017 Në ora: 11:34
Ilustrim

Gjashtëdhjetë e pesë gazetarë dhe bashkëpunëtorë të mediave janë vrarë në botë gjatë vitit 2017, thuhet në raportin vjetori të Reporterëve pa Kufij.

26 nga ta kanë humbur jetën gjatë kryerjes së detyrës si viktima të bombardimeve ose sulmeve, ndërsa 39 janë vrarë qëllimisht pasi që hulumtimet e tyre kanë prekur interesat e njerëzve nga politika, ekonomia ose grupe mafioze.

Në mesin e të vrarëve kanë qenë 50 gazetarë profesionistë  që është bilanci më i lartë i gazetarëve të vrarë për 14 vjet.

Vitin e kaluar janë vrarë 62 gazetarë profesionistë thuhet në raport.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat