Qeveria e Malit të Zi flet për luftë, tregon qëndrimin ndaj Kosovës

Lajme

Qeveria e Malit të Zi flet për luftë, tregon qëndrimin ndaj Kosovës

Më: 16 korrik 2017 Në ora: 16:01
Ushtria e Maqedonise

Ushtria e Malit të Zi nuk do të bëjë luftë as kundër serbëve, e as kundër shqiptarëve, ka thënë ministri malazez i Mbrojtjes Predgrag Boskoviç.

Ai thotë se Mali i Zi ushtarët do ti ketë për t’u angazhuar vetëm në kontekstin e promovimit, ruajtjen dhe forcimin e paqes dhe sigurisë rajonale dhe globale, raporton media serbe.

Ai tha në një intervistë për agjencinë Mina se deklarata e tij e fundit është marrë jashtë kontekstit, në mënyrë shumë të lig nga media të caktuara me politika të vjetërsuara dhe që nuk pajtohen me faktin se Mali i Zi është shtet i pavarur.

Ai ka thënë se Mali i Zi nuk e dëshiron luftën as kundër serbëve dhe as kundër shqiptarëve,dhe se do të angazhohet vetëm për ruajtjen dhe forcimin e paqes dhe sigurisë rajonale dhe globale.

Në një intervistë për agjencinë Mina, ai ka shtuar se deklarata e tij e fundit është nxjerrë nga konteksti, dhe është interpretuar në mënyrë të ligë nga media të caktuara.

“Anëtarësimi në NATO për Malin e Zi do të thotë se është bërë pjesë e një sistemi ku janë të trashëguara vlerat e një shoqërie demokratike. Njëra prej këtyre vlerave është promovimi dhe ruajta e paqes dhe stabiliteti në rajon”, tha Boskoviq.

“Trupat e Malit të Zi nuk do të bëjnë luftë as kundër serbëve dhe as kundër Kosovës, ata do të angazhohen vetëm për ruajtjen e paqes dhe sigurisë së Kosovës apo ndonjë shteti tjetër”, shtoi ministri i jashtëm i vendit fqinj të Kosovës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat