Policia konfirmon aksidentin në Lipjan, por nuk tregon a ishte i përfshirë vëllai i Thaçit

Lajme

Policia konfirmon aksidentin në Lipjan, por nuk tregon a ishte i përfshirë vëllai i Thaçit

Nga: Bota Sot Më: 7 dhjetor 2016 Në ora: 10:25
Ilustrim

Policia e Kosovës ka konfirmuar aksidentin që ka ndodhur mbrëmë në komunën e Lipjanit. Zëdhënësja e Policisë, Flora Ahmeti, ka thënë për gazetën “Bota sot” se nga aksidenti që ka ndodhur në fshatin Llabnasellë, ka mbetur një person i lënduar.

Lexo edhe këtë: Aksident i rëndë afër Lipjanit, lëndohet vëllau i Hashim Thaçit?

“Aksidenti ka ndodhur në Llabnasellë, një person është i lënduar dhe bëhet fjalë për një veturë të tipit Passat me targa të Republikës së Kosovës”, ka konfirmuar ajo, duke mos dhënë detaje të tjera lidhur me identitetin e personit të lënduar.

Mediat raportuan se në këtë aksident është i përfshirë vëllai i presidentit Hashim Thaçi, Nazim Thaçi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat