Vuçiq: Helikopteri i KFOR-it ia shpëtoi jetën djaloshit serb

Lajme

Vuçiq: Helikopteri i KFOR-it ia shpëtoi jetën djaloshit serb

Më: 23 nëntor 2016 Në ora: 15:10
Ilustrim

Kryeministri i Serbisë, Aleksandar Vuçiq ka falënderuar komandantët e KFOR-it në Kosovë, të cilët ia shpëtuan jetën një djaloshi serb nga Llapnasella.

Ai ka thënë se pjesëtarët e KFOR-it djaloshin me helikopter e kanë bartur në spitalin e Beogradit.

Vuçiq në konferencën e përbashkët me sekretarin e përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg në selinë e NATO-s në Bruksel, e ka falënderuar edhe atë, duke thënë se një veprim i til është gjë e madhe për Serbinë dhe një sinjal i mirëkuptimit më të madh ndërmjet Serbisë dhe NATO-s.

KFOR-i dje ia ka shpëtuar jetën foshnjës serbe, 20 ditëshe, e cila për shkak të infeksionit është bartur nga spitali i Prishtinës në atë të Beogradit, ka sqaruar Vuçiq.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat