Studenti nga Kosova që udhëheq me Unionin e Studentëve në Universitetin Sheffield

Lajme

Studenti nga Kosova që udhëheq me Unionin e Studentëve në Universitetin Sheffield

Më: 15 nëntor 2016 Në ora: 10:56
Diamant Hasani

Universiteti i Sheffield-it në Selanik ofron mundësi të mëdha studimi si për studentët e rajonit ashtu edhe të Kosovës në veçanti.

Se në këtë universitet nuk ka dallime etnike apo rajonale të studentëve e dëshmon edhe udhëheqësi i studentëve në këtë universitet i cili është pikërisht nga Kosova, Diamant Hasani.

Diamanti, që studion shkencat kompjuterike në këtë universitet, thotë se institucioni ku ai studion është një mundësi shumë e madhe dhe shumë e mirë për studentët e Kosovës.

Hasani: Kam strategji për udhëheqjen me Unionin e Studentëve

“Unë tash jam në vitin e tretë në Universitetin e Sheffield-it në Selanik, studioj shkencat kompjuterike. Tani unë jam president i Unionit të Studentëve ku edhe i prezantoj të gjithë studentët e fakultetit. Universiteti i Sheffield-it në përgjithësi është një shans i mirë për të rinjtë e Kosovës e cila ka nevojë dhe është e etshme për studimet cilësore. Deri më tani shumë të rinj dhe të reja e kanë përfunduar edhe bachelorin edhe masterin në këtë universitet dhe janë kthyer në Kosovë ku i  zbatojnë njohuritë e fituara nëpër sektorët e ndrysëm. Të njëjtit shërbejnë edhe si urë lidhëse midis vendeve të ndryshme nga vijnë studentët e shumtë që studiojnë në këtë universitet. Se ky universitet ofron mundësi shumë të mira e dëshmo edhe zgjedhja ime si president i studentëve. Si president unë kam vendosur që bashkë me kabinetin tim që të bëjmë një plan strateg jik për të udhëhequr organizatën tonë në një mënyrë stragjike, e kemi edhe vizionin e qartë dhe objektivat dhe presim që ti realizojmë”, ka deklaruar Hasani.

Diamanti thotë se aktualisht në këtë institucion të arsimit të lartë i cili është i njohur ndërkombëtarisht, studiojnë rreth 60 studentë nga Kosova.

Ndërsa, sa i jepet mundësi studentëve të rajonit, Diamanti ka thënë se në këtë universitet studentët janë të inkurajuar nga puna në grupe dhe në bazë të projekteve.

Hasani: Sheffield-i ofron mundësi infinite

“Hapësira është infinite, kemi shumë mundësi të mira, të gjithë e kemi atë çka na inkurajojnë ata është puna në grupe në bazë të projekteve të ndryshme që bëhen qoftë për mësim brenda fakultetit por edhe marrëdhënie me organizata jashtë universitetit”, është shprehur Hasani.

Sipas Diamant Hasanit, kryetar i Unionit të Studentëve në Universitetin e Sheffield-it, ky institucion ofron edhe bursa për studentët e Kosovës.

Hasani: I ftoj të gjithë të aplikojnë për bursë

“Për Kosovën ofron shumë bursa qoftë të plota, qoftë gjysmë-bursa dhe është një mundësi tepër e mirë që të vijnë atje të studiojnë. I inkurajoj ët gjithë studentët që dëshirojnë të studiojnë në bachelor apo master që të aplikojnë në programin e ministrisë për bursat për vitin e ardhshëm akademik”, ka deklaruar Diamant Hasani.

Ai ka thënë se Universiteti Sheffiel ofron rreth 20 bursa çdo vit për studentët e Kosovës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat