Fondi i Grave ndan 64 mijë euro për 17 organizata të grave

Lajme

Fondi i Grave ndan 64 mijë euro për 17 organizata të grave

Më: 10 nëntor 2016 Në ora: 11:07
Fondi i Grave

Rrjeti i Grupeve të Grave të Kosovës (RrGGK) organizon sot një konferencë për media për të shpallur zyrtarisht përfituesit e granteve të Fondit të Grave të Kosovës (FGK) me shumën prej pothuajse 64 mijë Euro.

Në konferencë do të flasin Drejtorja Ekzekutive e RrGGK, Igballe Rogova, përfaqësuesja nga Austrian Development Agency (ADA), Albulena Zaimi dhe përfaqësuesi i Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Dario Di Benedetto.

Pas konferencës, RrGGK do të nënshkruaj kontratat me përfituesit e granteve. Këto grante janë mundësuar me përkrahjen e Austrian Development Agency (ADA) dhe Zyrën e Bashkimit Evropian në Kosovë.

RrGGK do të ndajë 14 grante për 17 organizata të saj anëtare, tri prej të cilave janë partneritete, me shumën prej gjithsej 63,974.05€. Këto iniciativa do të kontribuojnë direkt në zbatimin e Strategjisë së RrGGK 2015-2018, e cila është përpiluar bashkë me anëtaret e RrGGK.

Përfituesit e granteve të FGK janë:

Grant Avokimi Individual për një Organizatë:

• Aksioni për Nëna dhe Fëmijë me iniciativën: “Avokimi për zgjerimin e kurikulës informative në Qendrat Informuese për shëndetin e gruas dhe trajnimi i stafit në Qendra” (3,995.00€)

• Psikoterapeutët në veprim me iniciativën: “Fuqizimi i grave viktima të dhunës seksuale dhe torturës gjatë konfliktit në Kosovë në regjionin e Gjilanit” (3,595.00€)

• Qendra Kosovare për Studime Gjinore (KGSC) me iniciativën: “Barazia gjinore drejt anëtarësimit në BE” (3,000.00€)

• Instituti Alpha me iniciativën: “Mbrojtja e të drejtave të njeriut dhe grave të burgosura në Kosovë përmes socializmit të tyre” (3,985.00€)

• Shoqata e Juristeve Norma me iniciativën: “Fuqizimi i gruas nëpërmjet rritjes së transparencës së institucioneve” (3,995.80€)

• OJQ Bliri me iniciativën: “Bëhu pjesë dhe ndihmo në parandalimin e sëmundjeve shekullore” (2,990.00€)

• OJQ Rona me iniciativën: “Avokim për fuqizimin e grave fermere në fshatrat e Malishevës” (3,972.00€)

• Shoqata Iniciativa e Grave me iniciativën: “Koha për frymë të re politike” (3,995.00€)

• Handikos Mitrovica me iniciativën: “Fuqizimi i grave me aftësi të kufizuara përmes rritjes së vetëdijesimit rreth të drejtave të tyre pronësore” (3,946.00€)

• Asociacioni i Grave Fermere “Krusha e Vogël” me iniciativën: “Avancimi i grave dhe vajzave në viset rurale” (3,000.00€)

• OJQ Foleja me iniciativën: “Ngritja e nivelit të edukimit shëndetësor për rëndësinë e planifikimit familjarë dhe shëndetit reproduktiv” (3,675.00€)

Grante Avokimi në Partneritet për Ndryshim:

• Medica Kosova & Djepi i Buzëqeshjes me iniciativën: “Përkrahja e qasjes së nënave vetushqyese të prekura nga lufta në programet e subvencioneve për agrikulturë” (7,915.00€)

• Qendra Për Mbrojtjen dhe Rehabilitimin e Grave dhe Fëmijëve “Liria” & Legjenda me iniciativën: “Ngritja e pozitës së Gruas në proceset e paqe-bërjes dhe buxhetimi gjinor” (7,927.25€)

• Artpolis & Qendra për Promovimin e të drejtave të grave (QPDG) me iniciativën: “Njohja dhe promovimi i të drejtave të shëndetit riprodhues dhe edukimi seksual përmes artit dhe angazhimit të të rinjëve” (7,983.00€).

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat