Barbarët: ISIS i fsheh bombat tek lodrat e fëmijëve

Lajme

Barbarët: ISIS i fsheh bombat tek lodrat e fëmijëve

Më: 31 tetor 2016 Në ora: 12:06
Bombat

Në një vend të goditur nga lufta si Mosuli në Irak, lodrat e fëmijëve janë një thesar i rrallë.

Por këto lodra të pafajshme në dukje mund të provokojnë një shpërthim të tmerrshëm.

Militantët e Shtetit Islamik kanë nisur të fshehin bombat e tyre tek lodrat e fëmijëve.

Të tilla pajisje të improvizuara shpërthimi janë ekspozuar për ekspertët xhenierë, që po bëhen gati të futen në Mosul.

Forcat qeveritare irakiane po luftojnë prej ditësh për të çliruar këtë qytet të rëndësishëm nga pushtimi i Shtetit Islamik.

Koloneli Nawzad Kamil Hassan tha: “Përse ISIS përdor të tilla kukulla të lezetshem për të fshehur bomba?”

“Ata e dinë se luftëtarët peshmerga nuk i prekin, por fëmijët po”.

“Ata nuk janë kafshë, janë më të këqinj se kafshët”.

Njësia e tij ka pastruar 50 ton eksploziv në dy vitet e fundit në këtë rajon.

Në një shkollë në Sinjar ata gjetën 5 ton eksploziv.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat