Ambasada e Kosovës në Romë tregon numrin emergjent të telefonit për kosovarët

Lajme

Ambasada e Kosovës në Romë tregon numrin emergjent të telefonit për kosovarët

Më: 30 tetor 2016 Në ora: 12:57
Foto

Një tërmet i fuqishëm me intensitet 6.6 shkallë e ka goditur pjesën qendrore të Italisë, duke shkatërruar shumë ndërtesa por që për fat të mirë nuk është lajmëruar ende për ndonjë viktimë në njerëz.

Ndërsa pas tërmetit, në rast nevoje për t’i ardhur në ndihmë kosovarëve që jetojnë në Itali, Ambasada e Kosovës në Romë ka vënë në dispozicion të qytetarëve numrat e emergjencës: +39 349 2704249 dhe +39 333 3312363.

“Urojmë që pasojat të jenë sa më të vogla. Jemi pranë popullit dhe qeverisë italiane në këto momente të vështira”, thuhet nga Ambasada e Kosovës në Romë. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat