Prindërit e mbajtën vajzën në “kuti plastike” dhe e torturuan për 15 vjet

Lajme

Prindërit e mbajtën vajzën në “kuti plastike” dhe e torturuan për 15 vjet

Më: 28 tetor 2016 Në ora: 22:00
Ilustrim

Një çift bashkëshortor nga New South Wales i Australisë, e kanë mbyllur vajzën e tyre në një “kuti plastike”, ku e kanë torturuar dhe dhunuar seksualisht për 15 vjet rresht.

Ata janë dënuar me burg, pasi janë gjetur fajtorë se kanë abuzuar me fëmijën, që kur ishte katër vjet e gjysmë, derisa i mbushi 19 vjet.

Babai që tani është 59-vjeçar, e rrihte, derisa e mbante të zhveshur dhe të lidhur për dysheme ose për disa pjesë anësore.

Ai shfrytëzonte gjëra të ndryshme ndëshkimi, si kovën me ujë ku ja fuste kokën, e lidhte me tela me gjemba, e detyronte të hante spec djegës si dhe e frikësonte me motosharrë.

Që nga mosha tetëvjeçare, nëna e kishte mësuar se si të kryente marrëdhënie seksuale, që ta kënaqte të atin sa më shumë.

Ky krim është zbuluar, kur viktima tash 24-vjeçare ka treguar në një spital psikiatrik se çfarë ndodhë në shtëpinë e saj.

Mësohet se babai është dënuar me 48 vjet burg nga një gjykatë në Sidnei, ndërsa ka drejtë ankese pasi të qëndrojë 36 vjet prapa grilave. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat